Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është promovuar sot një aparat digjital mobil për rreze X, i siguruar me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë. Në këtë ngjarje mori pjesë sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Besim Memedi, i cili theksoi se aparati, me vlerë mbi 60 mijë euro, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve.

Ai falënderoi ambasadoren japoneze Sesuko Kawahara për bashkëpunimin e gjatë dhe theksoi rëndësinë e këtij donacioni si dëshmi e partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja Kawahara nënvizoi se janë realizuar mbi 70 projekte në sektorin e shëndetësisë, ndërsa drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, tha se ky investim ndihmon në trajtimin e mbi 5 mijë fëmijëve çdo vit me gjendje të ndërlikuara shëndetësore.

The post Donacion nga Japonia, aparat i ri digjital për rreze X në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";