Në 48 orët e fundit, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet presidenciale, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka pranuar vetëm një kundërshtim për votim në Likovë. Afati për paraqitjen e kundërshtimeve për procedurën e votimit është brenda 48 orëve pas përfundimit të votimit.

“Afati për paraqitjen e kundërshtimeve për procedurën e votimit është duke rrjedhur, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka pranuar një kundërshtim për procedurën e votimit në Likovë”, tha për AIM zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska-Aleksovska.

Kundërshtimet për procedurën e përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve mund të paraqiten edhe brenda 48 orëve, por pas publikimit të rezultateve fillestare, pra deri nesër në orën 19:00.

Dorëzohet një ankesë në KSHZ për procedurën e votimit në zgjedhjet presidenciale shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";