DPHM: Deri të shtunën temperaturat ditore do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, nga e diela pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendi po përballet me temperatura shumë të larta.

Temperatura më e lartë prej 42 gradë është matur sot në Gjevgjeli, 41 në Veles, ndërsa 40 në Shkup, Demir Kapi dhe Strumicë. Më freskët është në Kodrën e Diellit me 24 gradë

DPHM edhe për nesër paralajmëron mot me diell dhe shumë të ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 36 deri në 42 gradë.

Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të bjerë në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 41 gradë.

Advertisement

Të premten dhe të shtunën do të moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe me një temperaturë që herë pas here do të arrijë 43°C. Të dielën do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa temperatura do të jetë në rënie

The post DPHM: Deri të shtunën temperaturat ditore do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, nga e diela pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy