Agrometeorologët thonë se moti me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm lokal që e përfshiu vendin, do të ndikojë mjaftueshëm ndaj bujqësisë.
Sipas tyre, reshjet e reja do ta përmirësojnë gjendjen me lagështinë e tokës.
Rekomandohet që prodhuesit bujqësor të vazhdojnë me aktivitetet dhe kujdesin për të korrat.
“Për kulturat e arës, fillon përgatitja e tokës para mbjelljes, e cila është thelbësore për arritjen e rendimenteve të larta. Përgatitja duhet të kryhet në kohë dhe me cilësi të lartë në mënyrë që të krijohet një shtresë e lirshme toke në të cilën do të grumbullohen uji dhe lëndët ushqyese, si dhe në të cilën rrënja do të zhvillohet pa probleme. Paralelisht me kultivimin e tokës, kryhet edhe plehërimi bazë i kulturës”, shpjegojnë agrometeorologët nga DPHM.
Ata thonë edhe se disa lloje të pemëve janë në fazën e vjeljes dhe pjekjes.
Nesër poashtu pritet të ketë paraqitje e izoluar e paqëndrueshmërisë, ndërsa të dielën sërish në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me shi lokal dhe bubullima, në disa vende me procese më intensive.