DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 9 gradë, dhe maksimale do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 24 gradë.

Të enjten, vonë gjatë ditës, gjatë natës dhe të premten, nën ndikimin e një vale të lagësht, do të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të bollshme. Gjatë fundjavës do të vazhdojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë kohë të vitit./Telegrafi/

The post DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy