Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Siç informojnë nga DPHM, nga fillimi i javës së ardhshme të punës, temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore rreth 40 gradë.

“Nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 29 deri në 36. Indeksi UV do të jetë 8”.

“Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 34 gradë”, njoftojnë nga DPHM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post DPHM: Javën e ardhshme temperatura deri në 40 gradë appeared first on Telegrafi.