Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten, sidomos nesër kur temperatura ditore do të arrijnë deri në 40 gradë.

Të enjten, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe shtrëngata të rralla.

Ndryshimi i madh i motit me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe rënie të ndjeshme të temperaturës pritet të premten.

Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me rritje të lehtë të temperaturës ditore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, sot dhe nesër disa rajone të Maqedonisë së Veriut janë në fazë të portokalltë, ndërsa Qeveria dje në seancë ka miratuar disa rekomandime./Telegrafi/

The post DPHM me parashikim për motin në Maqedoni, të enjten priten reshje të shiut appeared first on Telegrafi.