Moti në Maqedoninë e Veriut sot pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, ku do të ketë reshje të shiut, procese më intensive në formën e stuhive dhe breshër, njoftojnë nga DPHM.

Në vend pritet të fryjë një erë e fortë e cila do të arrijë mbi 60 km/h.

Sinoptikanët parashikojnë që në pjesët lindore të vendit, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nesër moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore./Telegrafi/

The post DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshëm të shiut në Maqedoni appeared first on Telegrafi.