
Drejtoria për Punë hidrometeorologjike informon se nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme nesër pasdite, gjatë natës dhe të hënën paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
Sipas parashikimit të DPHM-së, procese më intensive në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 20 litra në një metër katror) dhe erë të përforcuar priten gjatë natës, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.
“Të hënën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore (lokalisht mbi 60 kilometra në orë). Nga dita e martë do të jetë mot stabil dhe i nxehtë”, kumtoi DPHM.
Në Shkup, nesër pasdite, ndërsa veçanërisht gjatë natës, do të jetë moti i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës proceset do të jenë në formë të stuhisë së shkurtër.