Një drejtoreshë e një shkolle fillore në një nga fshatrat e Strumicës do të përgjigjet penalisht pasi e njëjta dyshohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 300 mijë denarë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 54-vjeçarja me iniciale S.R., në pozitën e drejtorit të shkollës fillore në fshatin Novo Sellë, është vetëzgjedhur si mentore e praktikantëve të asistentëve arsimorë me çka ka përfituar 10% të rrogës bruto të saj gjatë vitit 2023 dhe 2024.

“SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër S.R.(54) nga Novo Sella e Strumicës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Gjatë vitit 2023 dhe 2024, e denoncuara në rolin e drejtorit të Shkollës Fillore në Novo Sellë, vetë është zgjedhur si mentor i praktikantëve të asistentëve arsimor, për çka ka fituar para në vlerë prej 10% nga paga bruto e saj, me çka ka arritur pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 147.456 denarë në vitin 2023 dhe 155.904 denarë në vitin 2024″, thuhet në buletinin e MPB-së.

The post Drejtoresha e shkollës fillore nën hetime, kundërligjshëm u pasurua për mbi 300 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";