Drejtoria e Doganave jep detaje për konfiskimin e 130 kilogramë marihuanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në pikën kufitare në Tabanoc është parandaluar një kanal ndërkombëtar i trafikut të paligjshëm të drogës. Janë konfiskuar 130 kilogramë marijuanë me vlerë rreth 700 mijë euro. Është arrestuar një shtetas serb, i cili kalonte kufirin me kamion dhe e kishte fshehur drogën në peleta.

“Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë vërejtur se peletat ishin të modifikuara posaçërisht dhe nuk kishin formë standarde, ndërsa pas tyre kishte disa çanta. Kur u pyet për përmbajtjen e mallrave në çanta, shoferi deklaroi se po transportonte cigare dhe tentoi të ofronte ryshfet. Ky ishte një tjetër fakt i pakontestueshëm që hetimi të vazhdonte, pra kolegët doganierë të vijonin me kontroll edhe më të detajuar. Ryshfeti u refuzua menjëherë dhe kontrolli i imtësishëm vazhdoi, gjatë të cilit në çanta u gjetën 131 pako me gjithsej 130 kilogramë marihuanë”, tha Boban Nikollovski, drejtor i Drejtorisë Doganore.

Prokuroria e Kumanovës menjëherë hapi procedurë ndaj shtetasit serb për veprën, shitje e paautorizuar e drogës.

“Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (ftohës) me targa sllovene, një shtetas serb ka tentuar të transportojë 129,7 kilogramë lëndë narkotike, marijuhanë. Ndaj tij po zhvillohet procedurë hetimore”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Advertisement

Për veprën penale që i ngarkohet, shtetasit serb i kanoset dënim me burg prej tre deri në 10 vjet.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy