Të afërmit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan kërkojnë përgjegjësi për të gjithë ata që, me heshtjen e tyre, morën pjesë në këtë krim. “Duart tuaja janë të lyera me gjakun e fëmijëve tanë”, prindërit nga Koçani me këtë mesazh kërkuan përgjegjësi nga shteti dhe institucionet.

Me rastin e gjashtë muajve nga tragjedia në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 persona, prindërit organizuan një “Marsh për Engjëjt”.

“Kjo tragjedi nuk është vetëm rezultat i një shkëndije të vetme ose pakujdesie. Është rezultat i dobësisë dhe papërgjegjësisë sistemike”, tha një nga nënat e viktimave.

Prindërit pyetën se ku ishin inspektimet dhe institucionet që duhej ta mbyllnin klubin që vepronte pa licencë, por edhe ku ishin zyrtarët që duhej të kryenin të gjitha kontrollet e nevojshme mbi funksionimin e objektit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata heshtën dhe nuk vepruan. Institucionet janë pjesë e shtetit. Nëse nuk e përfunduan punën, atëherë shteti është përgjegjës”, thanë prindërit nga Koçani./Telegrafi/