Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill.

Durmishi tha se inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar inflacioni është 2.6%.

“Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe
një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024. Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën – ne do të reagojmë menjëherë”.

“Dhe reagimi do të jetë vendimtar: Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara; të vendosim marzhe për të gjitha produktet; Ose të risim kufizimet ekzistuese”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg fer dhe të qëndrueshëm për të gjithë”, tha Durmishi./Telegrafi/

 

The post Durmishi: Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";