
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha sot se përmes masës për investime të gjelbra deri tani janë hapur pothuajse 400 vende të reja pune në sektorin privat.
“Deri më tani, 228 kompani kanë investuar në zgjidhje të gjelbra – panele fotovoltaike, efikasitet energjetik dhe pajisje moderne. Kompanitë kanë investuar mbi 200 milionë denarë nga fondet e tyre, që është më shumë se mbështetja shtetërore. Kjo tregon se politika e qeverisë nuk është vetëm një subvencion, por një katalizator për kapitalin privat dhe një ekonomi të gjelbër”, theksoi Durmishi.
Mbështetja financiare për një vend të ri pune nga 205 mijë denarë në vitin 2022 u rrit në 250 mijë denarë në vitin 2024, ndërsa buxheti i përgjithshëm për masën arriti në 93 milionë denarë (rreth 1.5 milion euro).
Nga Ministria informojnë se për vitin 2025, qëllimi është të mbështeten të paktën 200 vende të reja pune në maksimum 200 kompani, me mundësi mbështetjeje deri në 750 mijë denarë për kompani.
The post Durmishi: Përmes masës për investime të gjelbra deri tani janë hapur pothuajse 400 vende të reja pune në sektorin privat appeared first on Telegrafi.