Dy gra nga Shtipi janë të infektuara me llojin britanik të coronavirusit.

Një grua nga Shtipi e moshës 70 vjeçe është pacientja e parë me llojin britanik të coronavirusit në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Shtip.

Udhëheqësja e Qendrës Covide, Diana Shishkova, për AIM-në tha se pacientja ka pamje klinike të moderuar dhe menjëherë pasi u informua nga Qendra për Shëndet Publik, ajo u izolua në një dhomë tjetër. Pacientja në këtë repart ka marrë trajtim për pesë ditë dhe po merr mbështetje për oksigjen.

ISHP nga Shtipi thotë se dje ata u informuan për rastin e dytë me llojin britanik të coronavirusit në qytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prania e llojit të ri britanik të coronavirusit është konfirmuar edhe në 25 qytetarë të Ohrit.

Me këtë lloj të virusit ka disa të infektuar në të gjithë territorin e Maqedonisë./Telegrafi/

Dy gra nga Shtipi infektohen me llojin britanik të coronavirusit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";