Një helikopter i Maqedonisë së Veriut dhe një i Malit të Zi, pasdite do ta shuajnë zjarrin në Komunën e Sarajit te fshatrat Raoviq dhe Bukoviq, edhe pse tanimë u lokalizua në pjesën e fshatit Raoviq.

“Një pjesë e zjarrit në fshatin Raoviq në Komunën e Sarajit u lokalizua, por te fshati Bukoviq, fshati Çajlan drejt Matkës ende është aktiv. Në orët e pasditës te ky zjarr do të intervenohet edhe nga ajri me 26 njerëz, me një helikopter nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Mali i Zi”, informoi Nadica Vëçkova nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në konferencën për shtyp, që u mbajt pasdite në QMK.

Ajo theksoi se zjarri në fshatrat Rakle, Nikodin dhe Toplicë në komunën e Prilepit është aktiv, por me intensitet të dobët.

“Zjarri është në terren jo të qasshëm. Në këtë moment në këtë zjarr intervenojnë ekipe nga vetaministrata lokale e Prilepit, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipe të MPB-së nga Prilepi dhe Manastiri”, tha Vëçkova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është riaktivizuar, shtoi ajo, edhe zjarri mbi fshatin Bezgashtevë mes Berovës dhe Strumicës, drejt fshatit Niviçan në digën Turia.

Vëçkova tha se faktori njeri është shkaku më i shpeshtë për shkaktimin e zjarreve në ambient të hapur në vend, qoftë me qëllim apo pa qëllim.

“Për parandalimin dhe zbulimin e autorëve dhe pengimin e shkaktimit të zjarreve në ambient të hapur, MPB-ja në mënyrë të përforcuar po paraqitet në terren dhe ka angazhuar mbi 600 nëpunës policorë. Deri tani në shuarjen e zjarreve kanë marrë pjesë nëpunës policorë nga njësitë speciale, ndërsa u angazhua edhe helikopter i MPB-së”, tha Vëçkova.

The post Dy helikopterë do ta shuajnë zjarrin te fshatrat Raoviq dhe Bukoviq appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";