SPB Tetovë njofton se dje (12.10.2025) në orën 15:10 në autostradën Shkup-Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore Zhelinë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.H. (26) nga f. Patishka Rekë e Shkupit.

Gjatë kontrollit të trafikut me radar, punonjësit policorë konstatuan se ai kishte drejtuar një automjet “Volkswagen Passat” me shpejtësi 181 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 100 kilometra në orë.

“Më vonë, pasi ishte liruar, ai u kap sërish duke drejtuar automjetin me shpejtësi shumë më të madhe se e lejuara. Konkretisht, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, ai u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi 105 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia është e kufizuar në 50 kilometra në orë”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";