
Dy kamionë kanë dalë nga rruga Prilep-Gradsko, dhe një person vdiq nga plagët e marra, informuan sot nga Ministria e Punëve Brendshme.
Mbrëmë në orën 22:30 në SPB Veles është raportuar se në rrufën e shpejtë Prilep – Gradsko, para kryqëzimit të autostradës Negotinë – Veles, një kamion “reno master” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga A.G., 42 vjeç nga Kriva Pallanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një gardh mbrojtës.
Pastaj, M.V., 44 vjeç nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit, i cili po drejtonte një kamion “man” me targa të Shkupit, duke shmangur kamionin “renault”, me automjetin ka dl[ nga rruga dhe është përplasur me një gardh metalik.
“Në aksident, shoferi i kamionit “renault master” pësoi lëndime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, ku vdiq në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm”, sqaruan nga MPB-ja.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Është kryer ekspertizë nga një ekip inspektimi i SPB – Veles.
The post Dy kamionë dalin nga rruga Prilep-Gradsko, ndërron jetë një person appeared first on Telegrafi.