Rritja e rasteve pozitive me Covid-19 ka bërë që komunat si Negotina dhe Gjevgjelia të kërkojnë vendosjen e masave kufizuese, gjegjësisht orë policore.

Sot këtë e ka kërkuar Gjevgjelia, ndërkaq dje Negotina.

Gjevgjelia kërkon që ora policore të fillojë nga ora 21:30 e deri në ora 05:00. Sipas kërkesës së Shtabit të Krizës kjo duhet të vlejë derisa të stabilizohet situata.

Kërkohet edhe kufizimi i udhëtarëve në transportin publik, nga 70% të ulet në 50%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ditë më parë të njëjtën kërkesë e pati edhe Negotina.

Dy komuna në Maqedoni kërkojnë orë policore, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 shkruan Telegrafi.