Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së informon se në lidhje me tërmetin katastrofik që goditi Marokun, pas angazhimit të ambasadës së RMV-së në Kajro, dy shtetasit tanë që ndodheshin në një kamp në Marrakesh, kanë mbërritur në Madrid shëndoshë e mirë.

Ata pritet të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre.

“Në dy ditët e fundit nuk ka pasur regjistrime të reja të qytetarëve tanë në Marrakesh. Përfaqësia jonë Diplomatiko-Konsullore në Kajro vazhdon të jetë në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për shtetas tanë që mund të jenë në rajonet e prekura”.

“Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe numrin e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/ 273-732”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dy shtetasit e RMV-së që ndodheshin në Marrakesh kanë arritur në Madrid, shumë shpejt do të mbërrijnë në shtëpitë e tyre appeared first on Telegrafi.