
Dy vajzat e raportuara si të zhdukura nga Struga, janë gjetur dhe dorëzuar te prindërit e tyre shëndosh dhe mirë.
Bëhet fjalë për 15 dhe 14-vjeçaren, nga dy fshatra të Strugës të cilat janë gjetur në Shkup.
“Sot (15.12.2023) nëpunësit policorë të NPB Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup në qendër të Shkupit i kanë gjetur dy vajzat e mitura, A.S.(15) nga fshati Llazhanë e Strugës dhe T.P.(14) nga fshati Moraishtë e Strugës dhe të njëjtat do t’u dorëzohen prindërve të tyre. Të dy vajzat edhe më parë janë larguar nga shtëpia, por janë kthyer”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post Dy të miturat nga Struga të denoncuara si të zhdukura policia i gjen në Shkup appeared first on Telegrafi.
Advertisement