Dy turistë nga Hong-Kongu kishin humbur në kanjonin e Matkës në rajonin e manastirit “Shën Nikolla Shishevski” pas çka janë gjetur nga ekipi nga stacioni i policisë Saraj përmes Numrit të vetëm për raste urgjente 112.

Thirrja për ndihmë është pranuar dje në orën 18:10 përmes një celulari pa kartelë. Në gjuhën angleze ata e kanë informuar të punësuarin nga numri i vetëm për raste urgjente se janë humbur dhe se kanë sasi minimale të ushqimit dhe ujit.

“Operatori kujdestar i numrit të vetëm për raste urgjente 112 në QMK, një kohë më të gjatë ka qenë në komunikim me ta dhe i ka koordinuar të gjejnë diçka të dalluar në rrethinën e tyre. Pas gjetjes së shenjës në rrugë për në manastirin “Shën Nikolla Shishevski” operatori kujdestar nga 112 në QMK u ka cekur të qëndrojnë afër shenjës në rrugë. Më pas menjëherë është koordinuar me MPB-në për gjetjen dhe tërheqjen e tyre të sigurt”, kumtoi QMK.

Turistët janë gjetur mbrëmë në orën 20:15.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dy turistë nga Hong-Kongu humbën në Matkë, u gjetën nga policia appeared first on Telegrafi.