E hëna e ardhshme (25 prilli) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga MPPS, më 25 prill është dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 25 prill (e hënë), Pashkë, Dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e madhe të krishtere Pashkët”, thonë nga MPPS./Telegrafi/

The post E hëna e ardhshme ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";