Grupi parlamentar i “Së Majtës” njoftoi sot pasdite se përmes deputetit Borisllav Krmov si anëtar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të paraqesë një propozim për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska.

Nga E Majta theksojnë se është e papranueshme që Kuvendi të jetë pasiv dhe të presë që vetë kryetarja të japë dorëheqje për arsye morale, kur kundër Dimitrovskës janë duke u zhvilluar dy hetime penale dhe ajo nuk ka ardhur në punë për më shumë se dy muaj.

Nga E Majta, me thirrje iu drejtuan shumicës qeveritare që të iniciojë ndryshime ligjore në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesit, me qëllim, siç thonë ata, vendosjen përfundimtare të kritereve dhe standardeve profesionale për punën e këtij organi.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi në brifingun e sotëm me gazetarët se duhet të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë në mënyrë që të fillojë një procedurë në shtëpinë ligjvënëse për revokimin e mandatit të kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila akuzohet për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe falsifikimin e provimit për marrjen e certifikatës së sigurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “E Majta” do të iniciojë shkarkimin e kryetares së Anikorrupsionit në RMV appeared first on Telegrafi.