Deputeti i Të Majtës, Boris Kërmov ka paraqitur nismël për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.

Deputetja Jovana Mojsoska sqaroi sot se Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, në nenin 14, përcakton shprehimisht se kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit mund të shkarkohet nëse kushtet e nenit 11 të të njëjtit ligj kanë pushuar së zbatuari.

“Neni 11 përmban kushtet që duhet të përmbushë kryetarja e antikorrupsionit për t’u bërë kryetare e KSHPK-së. Ndër kushtet në nenin 11 është se asaj nuk duhet t’i ndalohet ushtrimi i profesionit. Në këtë moment, kryetares së Komisionit, Tatjana Dimitrovska, i është ndaluar ushtrimi i profesionit, ajo nuk ka qenë në punë për më shumë se dy muaj dhe këtu e gjejmë bazën ligjore në këtë rast, për të paraqitur nismën tonë në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve”, shpjegoi Mojsoska.

Nga KSHPK dhje njoftuan se vendimi për ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Siç theksohet në kumtesën e sotme nga KSHPK-ja, dhënia e dorëheqjes si akt moral është vendim dhe e drejtë e vet kryetares së Komisionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke marrë parasysh se në këtë rast konkret bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, Komisioni shtetëror po punon dhe do të vazhdojë të punojë dhe të ushtrojë kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, thonë nga KSHPK.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 18 korrik të këtij viti, ngriti aktakuzë kundër kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se në periudhën nga maji deri në dhjetor të vitit 2024, nga një person i paftuar, i akuzuar për lëndën “Aditiv”, i ka mundësuar në dispozicion të dhëna të cilat konsiderohen për sekret zyrtar. Njëkohësisht, Dimitrovska akuzohet dhe për marrjen e paligjshme të çertifikatës për informata të klasifikuara.

 

The post “E Majta” ka paraqitur nismë për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";