Nga partia e Dimitar Apasievit thonë se OBRM-PDUKM refuzoi ofertën e partisë për mbështetje të riorganizimit të ministrive në këmbim të sjelljes së ligjit për një njësi zgjedhore. Sipas tyre, Mickoski vendosi të ulet në tryezë me partnerin e vjetër të koalicionit.

“Takimi i djeshëm me OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së kaloi me sukses dhe kjo u pasqyrua me mbështetjen e plotë në ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve shtetërore nga ana e Frontit Evropian”, thonë nga E majta.

Deputetët e partisë E majta votuan kundër për shkak të procedurës, por edhe për shkak të, siç thonë ata, mospërmbushjes së premtimit të Mickoskit për një njësi zgjedhore.

Ndryshe, me votimit e mbrëmshëm, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 16 do të ketë 20 ministri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post E Majta: Propozimi i Mickoskit për riorganizim të ministrive u mbështet nga BDI appeared first on Telegrafi.