E mashtroi se do t’ia punësojë djalin në MPB dhe i mori 22.500 euro, kallëzim penal ndaj një 43-vjeçare nga Manastiri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër M.L. (43) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ajo ka kryer vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Konkretisht, e akuzuara në periudhën nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme, e ka futur në lajthitje një person 64-vjeçar nga Manastiri, përkatësisht i është paraqitur në mënyrë të rreme se është e punësuar në MPB dhe se do t’i ndihmojë djalit të tij të punësohet në Ministrinë e Brendshme, si dhe për procedura të tjera”.

“I dëmtuari i ka paguar asaj para në disa raste në shumë totale prej 22.500 euro”, thonë nga MPB.

The post E mashtroi se do t’ia punësojë djalin në MPB dhe i mori 22.500 euro, kallëzim penal ndaj një 43-vjeçare nga Manastiri appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy