Edhe një keqpërdorim tjetër është zbuluar në Lotarinë Shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe një keqpërdorim i radhës është zbuluar në Lotarinë Shtetërore. Policia ka zbuluar se kryetari i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore ka përgatitur plan të ri për furnizime publike në vitin 2023 dhe e ka shkurtuar periudhën për vlefshmërinë e marrëveshjes për sistemin e funksionimit të lotarisë në vetëm një vit.

Me këtë e ka dyfishuar vlerën e furnizimit të kërkuar dhe ka lidh marrëveshje me Lotarinë e Serbisë.

I dyshuari tjetër në cilësinë e drejtorit të Sektorit për teknologji informatike ka përgatitur kërkese përmes të cilët ka pretenduar rritjen e vlerës së furnizimit sepse 12 milion denarë nuk mjaftojnë. Edhe pse ka dhënë një kërkesë të tillë, marrëveshjen me kompaninë nga Serbia nuk e ka prishur.

Anëtarët e komisionit për prokurime publike gjithashtu janë përfshirë në dyshime pasi kanë përgatitur raport se ofertat e dhëna nga kompania serbe dhe asaj nga Shkupi plotësojnë kushtet e kërkesës për furnizim.

Advertisement

Dy të dyshuar të tjerë janë nën dyshimet e policisë pasi nuk kanë plotësuar kushtet edhe pse kanë garantuar se i plotësojnë dhe janë pasuruar në mënyrë të paligjshme me 12 milion denarë.

 

The post Edhe një keqpërdorim tjetër është zbuluar në Lotarinë Shtetërore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy