Bashkësia Fetare Islame (BFI) njoftoi se edhe sivjet nuk do të ketë haxh për besimtarët myslimanë nga Maqedonia e Veriut.

“Duke marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Ata shtojnë se gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga coronavirusi bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi t’i hap kufijtë dhe të mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve.

“Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligimi fetar”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe sivjet nuk do të ketë Haxh për besimtarët myslimanët të Maqedonisë shkruan Telegrafi.