Ekonomistët: Nevojitet metodologji e saktë për të vendosur një standard për llogaritjen e shportës konsumatore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas ndryshimeve nga ana e autoriteteve për llogaritjen e “shportës konsumatore”, nga një familje me tre anëtarë në familje me katër anëtarë, ekonomisti Abil Baush thotë se nevojitet metodologji e saktë e përafruar me parametrat e Bashkimit Evropian, shkruan Alsat.

“Herën e parë që thanë familje me tre anëtarë, kjo ishte interesante, por unë prapë do të them se duhet të bëhet standard se sa mund të shpenzojë një familje. Pra, një standard mbi të cilin ne si shtet do ta përdorim atë variabël një herë e përgjithmonë në ato produkte që do të përdoren si standard”, tha Abil Baush – ekonomist.

Lidhur me njoftimin e Ministrit të ekonomisë Besar Durmishi për përgatitjen e aplikacionit qeveritar që do të përdorë algoritëm për të krahasuar çmimet dhe për t’u treguar qytetarëve se cili produkt është më i lirë, Baush thotë se këto janë masa kozmetike që mund të përdoren vetëm nga popullata më e re.

“Çfarë bëjmë me atë popullsi të moshuar që nuk mund të shohë të krahasojë masat me të gjithë të tjerët. Shikoni, këto masa afatshkurtra ose kozmetike tashmë janë bërë banale, duhet të merremi me disa masa më strategjike. Kjo tashmë po bëhet masë sociale që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me lëvizjen e vetë ekonomisë ose me rritjen e ekonomisë. Për të qenë konkurrues në treg, do të duhet të marrim masa strategjike”, u shpreh Abil Baush – ekonomist.

Advertisement

Numërimi i anëtarëve të sindikatës është në fazën përfundimtare dhe pas përfundimit, do të formohet menjëherë Këshill ekonomik- social, ku do të dorëzohet shporta e re qeveritare konsumatore./Alsat/

The post Ekonomistët: Nevojitet metodologji e saktë për të vendosur një standard për llogaritjen e shportës konsumatore appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy