
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, sot ka njoftuar se është shpallur konkurs për 119 punësime të reja të përhershme në spital, me të cilin siç tha, do të zgjidhet çështja e personelit mjekësor të cilët me vite kanë punuar me kontrata në vepër.
Ai theksoi se ky konkurs është më i madhi për nga punësimet me vendim, që nga themelimi i spitalit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ashtu siç paralajmëruam, sot zyrtarisht Spitali i Tetovës ka shpallur konkurs për punësimin 119 kuadrove të reja shëndetësore, ndërsa pjesa e ngelur administrative do të shpallet për një kohë të shkurtër nga agjencioni i administratës. N funksion të përforcimit të kapacitetit të spitalit, ky konkurs përbën numrin më të madh të punësimeve me vendime të përhershme, që nga themelimi i Spitalit të Tetovës.
“Pozita e shpallura përfshijnë: mjekë të profileve të ndryshme, motra medicinale dhe infermierë, teknik laborantë dhe personel laborantë mjekësor, si dhe personeli administrativ. Ky konkurs është hap i rëndësishëm për avanimin e sistemit shëndetësor”, tha Elezi.
Ai theksoi se gjatë procedurave administrative nuk do të ketë ndikime politike dhe se gjatë punësimit do të merren parasysh përvoja dhe kualifikimet e kandidatëve./Telegrafi/
The post Elezi: Spitali i Tetovës shpall konkurs për 119 punësime, zgjidhet çështja e personelit mjekësor me kontrata në vepër appeared first on Telegrafi.