Kryetari i Strugës, Ramiz Merko sot në Gjykatën Themelore në Strugë i tha fjalët përfundimtare në rastin me emërimin e drejtorit të jashtëligjshëm në shkollën fillore “Zini Hani”, lëndë në të cilën zhvillohej procedurë edhe kundër Egzona Shej, e cila në dy mandate të njëpasnjëshme e kryente funksionin u.d. drejtoreshë në atë shkollë, ndërsa sipas akuzës, akuzohet edhe për falsifikim të dokumentit.

“Ndjej për detyrë, nëse është e nevojshme do të mbaj të gjithë përgjegjësinë, por Egzona duhet të lirohet”, tha Merko në fjalën e tij përfundimtare, duke theksuar se ana materiale nuk ishte në interes të të akuzuarës së parë Shej, por përkundrazi ajo sakrifikoi veten në rininë e saj për të dhënë mësim në një shkollë fillore ku nuk kishte zgjidhje tjetër.

Në lidhje me emërimin u.d. drejtorë, për çka, siç nënvizoi Merko, një vit është në gjykatë, thotë se nuk ka pasur zgjedhje tjetër, që të mundet në të gjitha 12 shkollat fillore dhe 25 shkollave rajonale pandërprerë të mbahet mësimi. Nëse, theksoi ai, në një shkollë nuk ka pasur drejtor dhe kush të nënshkruajë pagë, atëherë të punësuarit në të gjitha shkollat do të mbeteshin pa para, ndërsa kjo do të shkaktonte ndërprerje të mësimit.

Prokurori publik Xhemal Lloga kërkoi të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe kërkoi dënim efektiv me burg për Merkon për emërimin e jashtëligjshëm të drejtorëve në shkollën në Veleshtë dhe “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, sepse, siç tha, në vazhdimësi e kishte bërë të njëjtën vepër, edhe pse ishte i vetëdijshëm se mund të zgjedhë u.d. drejtor nga radhët e të punësuarve, ndërsa jo dikë që nuk i përmbush kushtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se përveç dëshmive materiale akuza ishte bazuar edhe me dëshmi verbale.

“Nuk besoj se këtë herë dënimi do të jetë në të holla, sepse i njëjti vendim nuk mund të jepet dy herë”, deklaroi Lloga, duke theksuar se pavarësisht nëse gjykata vendos për dënim në të holla apo me kusht, Prokuroria do ta ankohet për vendimin.

Avokati i Shejit, Dimitrija Coboski, i propozoi gjykatës që klienti i tij të lirohet nga akuza për veprën penale të falsifikimit të dokumentit, sepse, sipas tij, përfaqësuesi i prokurorisë nuk arriti të dëshmojë bazat e akuzës.

Ai theksoi se Prokuroria po ngre akuza për përdorim të dokumentit të rremë dhe se nuk ka procedurë për personat që lëshuan ato certifikata për veprën penale të falsifikimit të dokumentit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbrojtja e Merkos, avokati Igor Petrkovski në fjalët përfundimtare tha se nuk ka të dëmtuar në lëndë, e as është denoncuar kërkesë e dëmtuar, e cila, sipas tij, është element thelbësor për ekzistimin e veprës penale, kryerje të pandërgjegjshme të shërbimit, si në këtë rast.

Ai paraprakisht nga Gjykata kërkoi bashkim të lëndëve për emërimin e jashtëligjshëm të drejtorëve në shkolla me akuzën më të re kundër Merkos për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, që ishte refuzuar nga ana e këshillit penal.

Gjykatësi Jordan Jovanov për të hënën paralajmëroi aktvendim për dy lëndët për emërimin e jashtëligjshëm të drejtorëve në shkollën në Veleshtë dhe “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";