Dhjetëra emigrantë me origjinë nga Kongo, të cilët nga mesi i muajit të kaluar u vendosën në hapësirat ku më parë ishte Ambasada e RMV-së në Bruksel, vullnetarisht e kanë braktisur objektin, konfirmuan për MIA-n nga përfaqësia diplomatilke e vendit në Belgjikë.

Braktisja e objektit nga ana e emigrantëve është organizuar në bashkëpunim dhe në koordinim me Ministrinë belge të Punëve të Jashtme dhe me prefektin e Brukselit, Filip Kloz, me ç’rast rol konstruktiv dhe korrekt ka patur edhe policia belge.

Bëhet fjalë për objekt, në të cilën në të kaluarën ka qenë Ambasada e ish-RSFJ së Jugosllavisë në Bruksel, ndërsa i cili konform Marrëvshjes për vazhdimësi të pronës së ish-shtetit të përbashkët të arritur mes vendeve-trashëguese, i ka takuar Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.

Emigrantët e “kanë okupuar” ndërtesën me ndihmën e aktiviteteve të shoqatës Kolektiv të vullnetarëve për integrim të perosonave pa qëndrim të rregulluar në Bruksel (SCPBIB), të cilët punojnë në akomodimin e personave, statusi i të cilëve është juridikisht i rregulluar në Belgjikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Belgjika përballet me mungesë të hapësirave për akomodim të emigrantëve, si rezultat i fluksit të madh të azil-kërkuesve.

The post Emigrantët e Kongos e kanë lëshuar ndërtesën e ish-Ambasadës së RMV në Bruksel appeared first on Telegrafi.