Pas më shumë se 20 vitesh, në mars të këtij viti në Kopshtin Zoologjik të Shkupit lindën tre këlyshë luani. Për luanët po përkujdesen punonjësit e Kopshtit Zoologjik të cilët me profesionalizëm dhe vëmendje kujdesen që nëna dhe të vegjlit të jenë të sigurt dhe të kenë të gjitha kushtet e nevojshme.

Luanët morën edhe vaksinën e parë, si masë parandaluese në mbrojtjen veterinare të shëndetit të kafshëve. E nga sot ata do të lirohen në rezidencën e jashtme dhe vizitorët do të kenë mundësinë t’i shohin për herë të parë nga afër.

Vizitorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit nga sot do të mund të japin sugjerime për zgjedhjen e emrave të tre luanëve femra. Qytetarët do të mund t’i vendosin propozimet në kuti plastike që vendosen në hyrje të Kopshtit Zoologjik. Propozimet mund të shkruhen në komentet e postimit në faqen e Kopshtit Zoologjik në Facebook, si dhe në postimin në faqen e Qytetit të Shkupit në Facebook.

Sondazhi për emërtimin do të zgjasë një javë, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Emrat e tri luaneshave në Kopshtin Zoologjik të Shkupit do të përzgjidhen nga qytetarët appeared first on Telegrafi.