Emrat Ivani, Jovani, Luka dhe Jovanka do të vazhdojnë të shërbejnë si shembuj në librat shkollor për vitin e ardhshëm shkollor. Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se edhe në librat në gjuhën maqedonase ka shembuj me emra shqip, por edhe të nacionaliteteve të tjera. Sips Shaqirit ky është koncepti i arsimit në Maqedoninë e Veriut.

“Njësoj siç është Ivani dhe Igori në tekstet e gjuhës shqipe është Arbeni, Yllëza, Shkronjëza në tekstet e gjuhës maqedonase. Edhe vetë mund t’i verifikoni në matematikë, unë vetë i kam verifikuar kur u ngrit shqetësimi. Te të gjithë librat elektronik unë vetë i kam verifikuar, ka mbi 10 faqe që kam gjet vet unë. Apeloj edhe tek ju, të shihni se dhe në librat e faqeve maqedonase merren si shembuj nxënësit shqiptarë, nëse do ishte vetëm në librat shqip Ivani edhe nuk do të ishte Gazmendi patjetër që do të kërkojë korrigjim, por është çështje e re e ndërtimit të librave, ka edhe emra të nacionalitetit turk dhe të tjerë që janë vendosur si raste.”- thotë Jeton Shaqiri Ministër I Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe sa i përket mungesës së teksteve shkollore, Shaqiri tha se po bëjnë çmos që nga viti i ri shkollor të mos ketë mungesë të librave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Emrat Ivani e Jovani shembuj në librat shqip, Shaqiri: Siç është Ivani është edhe Gazmendi ​ appeared first on Telegrafi.