Sezoni i ngrohjes 2025/2026 fillon zyrtarisht më 15 tetor për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në qytetin e Shkupit, të menaxhuar nga SHA EMV.

“Sipas rregullores, sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, pra nga 1 tetori, nëse parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën pasardhëse është 12˚C ose më i ulët, sipas të dhënave nga Drejtoria Hidrometeorologjike.

Informacioni do të publikohet çdo ditë në faqen e internetit të EMV Furnizimeve nëse kushtet për furnizimin me energji ngrohëse janë përmbushur deri më 15 tetor.

Ky informacion do të publikohet në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për Shërbimet e Energjisë dhe Ujit të RMV-së dhe bazuar në parashikimet për temperaturën mesatare ditore të ajrit në Shkup nga Drejtoria Hidrometeorologjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Furnizimi në kohë me energji termike është thelbësor për komoditetin e konsumatorëve tanë”, thuhet në njoftimin e EMV-së.