Blloku 2 i “TEC Manasti”r prej orës 2:45 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prodhimi i energjisë elektrike nga kombinati vazhdon pa penguar edhe nga Blloku 1. Kështu njoftojnë nga “Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV)”. Ata thonë se po punojnë në riparimin e Bllokut 3.

“Në deponinë për qymyr në TEC Manastir momentalisht ka mjaftueshëm qymyr për prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike për nevojat e amvisërive, ndërsa sasitë plotësohen dhe rriten vazhdimisht”, thonë nga EMV.

Sipas tyre, ekipi ekspertë i të punësuarve në TEC Manastir dhe në kompanitë energjetike në vend vazhdon me përpjekjet për të vënë në funksionim transformatorin e Bllokut 3, i cili është dëmtuar para disa dite nga zjarri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EMV: Nis me punë Blloku 2 në “TEC Manastir”, punohet për riparimin e Bllokut 3 shkruan Telegrafi.