Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen.

Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen.


Tetovë, tentim për dëmtimin e rrjetit të oksigjenit në spital
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë, të dëmtojë gypat e oksigjenit që furnizojnë me oksigjen pajisjet e pacientëve.

I njëjti, ka arritur që të pres dy gypa të oksigjenit, por që për fat të mirë, kanë qenë gypat që kanë furnizuar me oksigjen sallat e urgjencës së re të spitalit, e cila nuk është vënë ende në funksion. Dëmi ishte sanuar gjatë ditës së djeshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ende nuk dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës shkruan Telegrafi.