Të shtunën në mbrëmje, zyrtarisht është prezantuar teknologjia e re e Philip Morris International, IQOS ILUMA që përdoret si zgjidhje teknologjike për ngrohje të duhanit. Paisjet e reja do të jenë në shitje në tregun vendor nga e hëna, 20 nëntor.

Me paraqitjen e Xhijan Emin, Francesco Tristano i Magical Orchestra, DJ Yelisaveta i DJ Tebra, pjesmarrësit e shumtë nga bota e biznesit, mediave dhe përdoruesit u prezantua paisja e re IQOS për të cilën deri tani përdoruesit kanë shkuar nëpër shtete tjera për ta gjetur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Teknologjia dhe komunikimi me përdoruesit tanë na mundësojnë që të krijojmë prodhime më të mira që janë alternativë e cigareve. Përkushtimi ynë për inovacion është në gjakun e misionit tonë korporativ të Philip Morris për të ndërtuar një të ardhme pa tym, ndërsa IQOS ILLUMA e re do të thotë hap të rëndësishëm për të përshpejtuar ndalimin e përdorimit tradicional të pirjes së cigares në nivel global. Hulumtimi i realizuar nga PMI tregon se këto paisje janë me teknologji më të përparuar që sjellin një përvojë të re dhe më të pastër për përdoruesit, në krahasim me paisjet e mëhershme të IQOS” tha Ivan Kostiq, Drejtor Gjeneral i Philip Morris, Kombinati i duhanit – Prilep.

Jana Duneva nga departamenti i marketingut në Philip Morris, për prezantimin e paisjeve të reja të portofolios IQOS tha “Kjo paisje ka qasje të re të punës, me nxemje industriale, pa prerje, e kjo do të thotë se nuk ka nevojë për pastrim. Paisja teknologjike mundëson ngrohje proporcionale e që parandalon nxjerrjen e erës së pakëndshme. Këto paisje janë pa mbetje të duhanit, pa hi dhe pa tym. Paisjet e reja janë të mençura dhe vetëm me gjeste mund të kontrolloni gjendjen e baterisë” tha mes tjerash Duneva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre ditë pas prezantimin, përdoruesit mund të zgjedhin një nga tre paislet IQOS ILUMA, të bazuara në një teknologji të njejtë – të ngrohjes, që parandalon 95% të përmbajtjes së dëmshme që përmbajnë cigaret. Edhe pse përmban nikotin, që krijon varshmëri dhe sjell rreziqe, IQOS ILUMA është një opsion më i mirë në krahasim me cigaret. Kjo paisje e re ju mundëson duhanxhinjëve që të vazhdojnë pirjen e cigares, por të mbrojtur nga shumica e rreziqeve që sjell duhanpirja.

Paisjet e reja pa hi të Philip Morris tashmë shiten në 82 tregje. Sot, mbi 27 milionë njerëz të rritur janë përdorues të IQOS, nga të cilët 72% (apo 19.7 milionë) janë larguar totalisht nga cigaret tradicionale.

Më shumë për teknologjinë pa hi mund të kuptoni këtu:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Erdhi në Maqedoni IQOS ILUMA, e prezantuar ekskluzivisht para përdoruesve appeared first on Telegrafi.