“Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate me të drejta të plota dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është një partner shumë solid, dypalësh dhe në aleancat shumëpalëshe si NATO dhe OSBE”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Këtë e ka njoftuar Ambasada Amerikane në Shkup në faqen e saj në Facebook.

Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria ka udhëzuar Agjencinë e Kadastrës për regjistrimin e pronës së manastirit prej 24 hektarësh tokë, dhe më pas ka vizituar komunën e Pejës, ku ka takuar me kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të sektorit civil dhe mediave, si dhe me të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në atë komunë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Escobar: Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate e plotë për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.