ESHR: Kapacitete të vjetruara, borxhe dhe humbje të vazhdueshme e karakterizojnë punën e “ELEM Turs”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Revizorët kanë identifikuar mospërputhje në punën e ELEM TURS SHPKNJ Shkup dhe kanë arritur në përfundimin se ajo përballet me humbje të akumuluara prej afërsisht 1,2 miliardë denarësh dhe detyrime prej mbi 268 milionë denarësh.

Kapacitetet e vjetëruara të akomodimit, shpenzimi joracional i mjeteve dhe menaxhimi joadekuat po e çojnë shoqërinë drejt sfidave serioze në punën e saj, kosntatoi Enti Shtetëtor i Revizionit pas revizionit të kryer të raporteve financiare së bashku me revizion të përputhshmërisë së Shoqërisë për turizëm, hoteleri, rekreacion dhe sport ELEM TURS SHPKNJ Shkup, për vitin 2023.

ESHR-ja informoi se ELEM TURS SHPKNJ Shkup përballet me situatë të pafavorshme financiare që nga themelimi i saj në vitin 2012, duke pësuar vazhdimisht humbje operative, të cilat të akumuluara deri në vitin 2023 arrijnë në 1.196.650 mijë denarë, ose 19.395 mijë euro dhe përfaqësojnë 92 për qind të kapitalit aksionar.

“Pavarësisht faktit se në vitin 2023 u raportua humbja më e vogël në gjashtë vitet e fundit, e cila është për shkak të ndryshimeve statusore në shoqërinë dhe aktivitetit të saj të zvogëluar, megjithatë shoqëria vazhdon të raportojë rezultat negativ financiar nga puna, nuk është likuide dhe është në gjendje të dobët financiare. Për të vazhduar kryerjen e aktiviteteve të saj dhe shlyerjen e detyrimeve të saj, shoqëria vazhdimisht lidh marrëveshje trepalëshe me themeluesin për marrjen e borxhit. Në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023 (me përjashtim të vitit 2020), përmes marrëveshjeve të lidhura me SHA EMV Shkup (marrës i borxhit), ELEM TURS SHPKNJ Shkup (debitor) dhe kreditorë të caktuar, u morën borxhe, nga të cilat në vitin 2023 shuma më e lartë e borxhit u mor nga themeluesi në shumën prej 180.902 mijë denarë. Detyrimet për shlyerjen e borxhit ndaj themeluesit janë vazhdimisht në rritje dhe në vitin 2023 arrijnë në 268.382 mijë denarë”.

Advertisement

“Në gusht të vitit 2022, ELEM TURS SHPKNJ Shkup lidhi një marrëveshje me një shoqëri menaxhimi nga Shkupi, të themeluar menjëherë para nënshkrimit të marrëveshjes, për prokurimin e shërbimeve outsourcing në një shumë totale prej 324,000 euro. Kohëzgjatja e marrëveshjes është deri në fund të vitit 2022, dhe kishte një vlefshmëri retroaktive prej dy muajsh. Me revizionin e kryer është përcaktuar se zbatimi i marrëveshjes vazhdoi në vitin 2023 dhe u paguan gjithsej 34.052 mijë denarë, që përfaqëson një tejkalim prej 70 për qind mbi vlerën e marrëveshjes, informoi Enti Shtetëror i Revizionit.

The post ESHR: Kapacitete të vjetruara, borxhe dhe humbje të vazhdueshme e karakterizojnë punën e “ELEM Turs” appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy