
Mungesa e stafit po kufizon përdorimin e pajisjeve të shtrenjta mjekësore, thuhet në raportin e fundit nga Enti Shtetëror për Revizion.
Revizorët zbuluan se, megjithëse ka pasur një rritje të numrit të pajisjeve mjekësore që nuk janë vënë në funksion ose nuk po përdoren mjaftueshëm.
Raporti thekson se arsyet kryesore për mungesën e stafit profesional janë kushtet e papërshtatshme hapësinore dhe pengesat teknike. Nga totali prej 57.7 milionë eurosh të investuara në pajisje, 18.6 milionë kanë të bëjnë me pajisje që nuk përdoren ose nuk funksionojnë me kapacitet të plotë.
Pesë përshpejtues (akselerator) linearë, të blerë për trajtime onkologjike, nuk janë vënë në përdorim. Revizorët zbulojnë se disa nga angiografët dhe pajisjet CT janë gjithashtu të papërdorura ose të prishura, dhe disa institucione shëndetësore as nuk kanë staf profesional për t’i përdorur ato.
The post ESHR: Mungesa e stafit kufizon përdorimin e pajisjeve të shtrenjta mjekësore appeared first on Telegrafi.