Enti Shtetëror i Statistikave ka reaguar ndaj informacioneve, se gjoja nëpër shtëpi gjatë regjistrimit të popullsisë do të hyjnë nga 3 ose 4 persona.

Ata duke kujtuar rregullat që janë caktuar në Metodologjinë e regjistrimit, kanë njoftuar se nëpër shtëpitë e qytetarëve do të hyjë nga një person – regjistrues.

“E lusim publikun që të mos bie pre e këtyre provokimeve, të cilat shpresojmë se janë nga mosnjohja e Metodologjisë për realizimin e Regjistrimit 2021. Në çdo familje, regjistrimin do ta krejë nga 1 person – regjistrues. Pas kësaj, potencojmë se masat për mbrojtje shëndetësore janë në nivel të lartë”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.

Protokolli i plotë që do të zbatohet gjatë regjistrimit mund të shihet këtu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ESHS: Gjatë regjistrimit nëpër shtëpi, vetëm një person do të futet brenda shkruan Telegrafi.