Enti Shtetëror i Statistikave nëpërmjet një kumtese për media informon se në tre ditët e fundit regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave bëhet me intensitet të shtuar.

Nga ESHS thonë se në rajonet më të vogla është duke përfunduar regjistrimi, dhe tashmë bëhen kontrollet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në zona të caktuara urbane, intensiteti i regjistrimit po rritet, përfshihen regjistruesit shtesë në mënyrë që çdo familje të vizitohet dhe askush të mbetet pa regjistruar”.

“Enti Shtetëror i Statistikave qëndron në dispozicion me të gjitha potencialet, në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas afateve të përcaktuara të parashikuara në Ligjin për Regjistrimin”, thonë nga ESHS.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, sot ata njoftuan se sipas të dhënave të fundit janë regjistruar gjithsej mbi 1.7 milionë qytetarë./Telegrafi/

ESHS: Në mjediset urbane është rritur intensiteti i regjistrimit, në rajonet e vogla bëhen kontrollet përfundimtare shkruan Telegrafi.