Një nga shtetasit maqedonas të zhdukur nga Halkidiki është gjetur i gjallë dhe është në gjendje relativisht të mirë shëndetësore, konfirmojnë për korrespondentin e AIM-s nga Athina, burime nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë.

Sipas të njëjtave informacione bëhet fjalë për një shtetas 30-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, i cili pas më shumë se 17 orësh zhdukje është gjetur nga një anije mallrash që lundronte afër në zonën detare në jugperëndim të Kasandrës.

Vazhdojnë aksionet dhe kërkimet e shërbimit të bregdetit grek, ekipit grek të shpëtimit dhe shpëtimtarëve vullnetarë për gjetjen e personit të dytë të zhdukur.

Është gjetur i gjallë një nga shtetasit e Maqedonisë të zhdukur nga Halkidiki shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";