Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM.

Pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje.

Në veturën e tipit BMW e cila u aksidentua të shtunën rreth orës 15:20 në rrugën Shkup –VK Bllacë, ndodheshin katër persona, ku fatmirësisht njëri nga ta ka arritur të shpëroj dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njoftuan se në aksident ishin përfshirë vetura ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkimet për gjetjen e tre pasagjerëve të veturës BMw, kanë nisur pasditen e së shtunës, ku përveç ekipeve të shpëtimit të Maqedonisë së Veriut, kërkimet janë duke i ndihmuar edhe pjesëtarët e FSK-së dhe disa vullnetarë./KlanMacedonia

The post Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, dyshohet të jetë BMW me targa të Kosovës appeared first on Telegrafi.