Zjarri i madh që ka rënë dje pasdite në malin e Bellasicës në terren të vështirë të qasshëm, pak mbi fshatin Smolare, është lokalizuar dhe është nën kontroll, njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve në Strumicë.

Sipas komandantit Aleksandar Gudev, në një sipërfaqe më të madhe është prekur një mal me kërcell të lartë dhe në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve kanë marrë pjesë edhe ekipe të “Pyjeve të Maqedonisë”.

“Zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll dhe gjatë ditës së sotme do të punohet për likuidimin e plotë të tij”, tha Gudev.

Sipas tij, për momentin po digjet masë gjethore dhe gjatë natës së kaluar ekipi i zjarrfikësve të Strumicës në përbërje të shtatë zjarrfikësve dhe dy vetura kundërzjarrit e kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e tij./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Është lokalizuar zjarri në malin e Bellasicës appeared first on Telegrafi.