Në periudhën 15-21 gusht janë regjistruar gjithsej 2.686 raste të reja pozitive me COVID-19 në 34 qytete të vendit, që është rënie prej 22,7 për qind krahasuar me javën e kaluar, sipas të dhënave nga raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë, Kavadar, Gjevgjeli, Pehçevë, Ohër, Negotinë, Berovë dhe Kratovë.

Sipas të dhënave të ISHP-së, grupmosha e personave mbi 60 vjeç është më e prekura. Krahasuar me javën e kaluar, rënie është regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më e madhja është në atë prej 10 deri 19 vjeç.

Javën e kaluar si të shëruar janë regjistruar 3,197 persona, ose 14.6 për qind më pak krahasuar me javën tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, deri më 21 gusht, gjithsej 875,486 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej 856.527 persona janë vaksinuar plotësisht me dy doza./Telegrafi/

Është ulur për 22.7 përqind numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.