Në njësinë policore në Tearcë dje rreth mesditës është raportuar se në vendin e quajtur “Karaxhica”, atar në fshatin Jeloshnik, janë gjetur eshtra njerëzore.

“Një grup hetimor i MPB-së së Tetovës dhe Prokurorisë Publike kanë kryer hetim, gjatë të cilit është konstatuar se me shumë gjasa ka qenë O.D (81) e cila ka pasur probleme shëndetësore dhe për të cilën më 11.08.2024, vajza e saj T.G. ka raportuar se është larguar nga shtëpia dhe sipas përshkrimit në kallëzim rrobat dhe sendet e gjetura me trupin përputhen. Me urdhër të prokurorit, pjesët e trupit janë dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Pas denoncimit për zhdukjen e Olgicës më 11 gusht, familja ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj përmes rrjeteve sociale dhe mediave./Telegrafi/

The post Eshtra njerëzore janë gjetura në rajonin e Tetovës, supozohet se jenë të një personi të zhdukur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";