Estonia, Letonia dhe Lituania njoftojnë se diplomatët e tyre të lartë nuk do të marrin pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, për shkak të vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm baltik thonë se prania e planifikuar e Lavrov “rrezikon legjitimimin e Rusisë agresore si një anëtar legjitim i komunitetit të kombeve të lira”, duke shtuar se ata kanë vendosur të mos merrnin pjesë në takimin në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Lavrov tha të hënën se Maqedonia, e cila iu bashkua sanksioneve perëndimore për pushtimin e Ukrainës nga Moska, kishte rënë dakord ta lejonte të merrte pjesë në takimin vjetor të organit pan-evropian të sigurisë, anëtare e të cilit është Rusia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Media shtetërore ruse raportoi se Bullgaria anëtare e BE-së, kishte informuar Moskën se do të lejonte aeroplanin e Lavrov të kalonte hapësirën e saj ajrore në rrugën për në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa sot, Ukraina tha se do të “bojkotonte” takimin për shkak të ftesës së Lavrov, gjë që u ndoq edhe nga shtetet baltike.


Lexo po ashtu
Dmytro Kuleba nuk do të merr pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Prania e Lavrov i banalizon krimet mizore që Rusia vazhdon të kryejë” tha ministri i jashtëm estonez Margus Tsachna në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

“Vendi i Lavrov është në gjykatë speciale, jo në tryezën e OSBE”, shtoi ai, duke shpjeguar lëvizjen e përbashkët të vendeve baltike për të anashkaluar takimin.

Vitin e kaluar, Polonia mikpritëse e OSBE-së refuzoi të lejonte Lavrovin të merrte pjesë, duke shkaktuar përgjigje të zemëruar nga Rusia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Estonia, Letonia dhe Lituania gjithashtu bojkotojnë Samitin e OSBE-së në Shkup për shkak të Rusisë shkruan Telegrafi.